Sport Ndërkombëtar

Mbappe nuk donte të luante me Francën pas Euro 2020, për shkak të racizmit

Kylian Mbappe i është përgjigjur pretendimeve të bëra nga presidenti i Federatës franceze të Futbollit, Noel Le Graet.

Le Graet tha se pas mungesës së mbështetjes pas një penalltie ka ndikuar që Mbappe për pak të largohet nga ekipi kombëtar.

Mbappe dështoi nga pika kundër Zvicrës në Euro 2020, duke rezultuar në fund të fundit në eliminimin e “Les Bleus”.

Dhe ndërsa Le Graet kishte thënë se Mbappe ishte i zemëruar me FFF-në që nuk e mbështeti sa duhet pas penalltisë së humbur dhe kritikave të mëvonshme në mediat sociale, por 23-vjeçari e ka mohuar një gjë të tillë.

Ai ka thënë se keqardhja e tij ishte veçanërisht për abuzimin racist që ai mori dhe mungesën e përgjigje nga organi drejtues.

Fillimisht Le Graet kishte thënë se ishte takuar me Mbappen, pas Euro 2020.

“E takova pas Euros, ai ndjeu se Federata nuk e kishte mbrojtur pas penalltisë së humbur dhe kritikave në rrjete. Ne u takuam për pesë minuta në zyrën time. Ai ishte i zemëruar, nuk donte të luante më për skuadrën franceze – gjë që padyshim nuk e kishte menduar”, tha presidenti.

Megjithatë, Mbappe e ka akuzuar tani presidentin se ka injoruar racizmin, duke u përgjigjur përmes rrjeteve sociale duke thënë:

“Ia shpjegova mirë se mbi të gjitha ishte në lidhje me racizmin, JO dënimin. Megjithatë, ai mendoi se nuk kishte pasur racizëm…”

Mbappe me kombëtaren e franceze ka 57 paraqitje dhe 27 gola, por kujtojmë që ai ka fituar edhe Kupën e Botës./Shqip.com