Sport Ndërkombëtar

Mbappe kundërshton ashpër presidentin e FFF-së, i del në mbrojtje legjendës Zidane

Kylian Mbappe

Zinedine Zidane mund të rikthehet në menaxhim gjatë këtij viti, por ai nuk do të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës.

Francezi mendohej se do të zëvendësonte Didier Deschamps në fillim të vitit 2023, por “Gjelat” së fundmi vazhduan kontratën me Deschamps deri në vitin 2026.

Dhe, kjo i dha fund të gjitha spekulimeve të mundshme për pozitën e trajnerit te Franca.

Por, polemikat mbi situatën kanë marrë një kthesë tjetër, me presidentin e FFF-së, Noël Le Graët, që hodhi poshtë thashethemet për zëvendësimin e Deschamps me Zidane.

“Zidane në Brazil? Nuk më intereson. Ai bën çfarë të dojë, nuk është puna ime. Unë kurrë nuk e kam takuar atë dhe nuk kemi menduar kurrë të ndahemi me Didierin”, tha presidenti i Federatës së Futbollit të Francës.

Deklarata e La Graët nuk është pritur mirë nga tifozët francezë, por as nga ylli i Paris Saint-Germainit dhe Francës, Kylian Mbappe, që mbështet Zidanen.

“Zidane është Franca, ne nuk e respektojmë kështu legjendën…”, ka shkruar 23-vjeçari në “Twitter”.

/Shqip.com