Mbappe i dhuron tre pikë PSG-së

PSG-ja ka arritur të arkëtojë pikë të plota edhe pse Leo Messi dhe Neymar Jr, nuk ishin pjesë e ekipit në këtë takim.
Parisienët kanë mposhtur Angers me rezultat minimal 2-1, shkruan Shqip.com.
Edhe pse nënkampionët e Francës ishin favoritë në këtë takim, është dashur shumë mund që në fund të dalin fitues.
Golin e parë e shënuan mysafirët me anë të Angelo Fulgini, në minutën e 36-të.
Për të parë golin e dytë u desh të pritej deri në minutën e 69-të, kur Danilo Pereira e barazoi rezultatin dhe e riktheu ekipin e Pochettinos në lojë.
Deri në fund të takimit, sulmet e PSG-së nuk u ndalen për asnjë moment dhe kjo u shpërblye në miniutën e 87-të.
Ishte Kylian Mbappe, i cili e tundi rrjetën nga pika e bardhë dhe i siguroi skuadrës së tij tre pikë.
Pas kësaj fitore, PSG-ja gjendet në vendin e parë në Ligue 1, me 27 pikë.
Ndërsa, Angers, është në vendin e katërt, me 11 pikë më 16 pikë./Shqip.com