Sport Ndërkombëtar

Mbappe festoi ditëlindjen, disa fakte interesante për të

Ylli francez i futbollit Kylian Mbappe sot shënon ditëlindjen e tij të 24-t.

Kjo më pak se 48 orë pasi ai krijoi histori duke u bërë lojtari i dytë që shënon një hat-trick në një finale të Kupës së Botës. Përpjekja e tij për t’u bërë fituesi më i ri që nga Pele në 1962 përfundoi në zemërim në Katar, pasi Argjentina mundi Francën. Mbappe përfundoi si fituesi i Këpucës së Artë të turneut me tetë gola.

Këtu janë 10 gjërat që duhet të dini për Kylian Mbappe:

-Mbappe është tashmë në vendin e gjashtë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Francës me 36 gola, një pas Karim Benzema – fituesi i Topit të Artë.

-Ai ka shënuar 12 gola në Kupën e Botës në 14 ndeshje dhe është i barabartë me legjendën e Brazilit, Pele.

-Mbappe, i cili luan si sulmues për klubin e Ligue 1, Paris Saint-Germain, ka shënuar 253 herë në 363 ndeshje për klubin dhe kombëtaren, një shifër që i kalon ato të Messit dhe Ronaldos në të njëjtën moshë.

I lindur në një familje emigrantësh më 20 dhjetor 1998, në Paris, ai u rrit në Bondy, në periferi të qytetit. Ndërsa, babai i tij, agjenti i Mbappe dhe një trajner futbolli, është me origjinë nga vendi afrikan i Kamerunit, nëna e tij është me origjinë algjeriane Kabyle. Ajo ishte hendbolliste.

-Mbappe e filloi udhëtimin e tij të futbollit në Bondy kur ishte pesë vjeç. Si fëmijë, ai ulej me të atin, më pas trajner i të rinjve me klubin e qytetit të tij AS Bondy, gjatë diskutimeve taktike të ekipit. Rrjedhimisht, ai mësoi se si të përthithte informacionin taktik shumë herët.

-Si djalë i ri, Mbappe adhuronte yllin portugez Cristiano Ronaldo dhe kishte posterat e tij në të gjithë dhomën e tij në shtëpi.

-Në moshën 23-vjeçare, ai ishte në listën e Forbes të futbollistëve më të paguar në botë dhe merrte një fitim vjetor prej 128 milionë dollarësh.

-Mbappe dhuroi të gjitha të ardhurat e tij nga Kupa e Botës në Rusi 2018 për një bamirësi për fëmijë. Thuhet se ai fitoi afër gjysmë milioni dollarë amerikanë nga turneu.

-Dashuria e Mbappes për atletet është e njohur. Si djalë i ri, ai i lutej nënës së tij që t’ia blinte atletet e fundit të futbollit.

“Kur mamaja ime nuk donte të më blinte një model të caktuar, unë qaja për të ndryshuar mendjen e saj. Ndonjëherë funksionoi, ndonjëherë jo, kështu që kalova në diçka tjetër, “i tha ai Hypebeast në 2018.

/Shqip.com