Lajme

Mbanin të mbyllura dy gra, arrestohen dy persona në Drenas

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer disa vepra penale.

Ata akuzohen për lëndime trupore, sulme dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

“Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, sot kanë arritë të sigurojnë prezencën e dy personave të dyshuar për veprat:- privim i kundërligjshëm nga liria,- lëndim trupor,- sulm dhe – asgjësim apo dëmtim i pasurisë. Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë  mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e  nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.

Personat e arrestuar janë : V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

/Shqip.com