Lajme

Mbahet “Takimi Rajonal Ministror pёr Rininё dhe Arsimin” në Tiranë

Takimi Rajonal Ministror pёr Rininё dhe Arsimin

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani sot ishte pjesë e Takimit Rajonal Ministror pёr Rininё dhe Arsimin që u mbajt në Tiranë, organizuar nga Zyra e Bashkëpunimit Rajonal për të Rinjtë, Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri dhe Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga gjashtë shtete të Evropës Juglindore, ku u diskutua për vizionin dhe angazhimin e pёrbashkёt pёr edukimin dhe rininё në Ballkanin Perёndimor, teksa zv.ministrja Osmani ka prezantuar punën dhe objektivat e Qeverisë së Kosovës në fushën e rinisë.

“Komisioni Shtetëror për Rini, amandamentimi i Ligjit për Rini, hartimi dhe implementimi i strategjisë kombëtare për rini në nivel nacional si dhe ridefinimi i MKRS-së si autoritet koordinues dhe monitorues për rini në Qeverinë e Kosovës, ishin ndër pikat që u përmendën në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë së Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Takimi Rajonal Ministror pёr Rininё dhe Arsimin

Sipas njoftimit, Osmani, ka deklaruar që duhet të mbështetet misioni për t’u dhënë të rinjve mundësi për lëvizje të lirë, për të parë më shumë Evropën Juglindore.

“Përkundër iniciativave dhe përpjekjeve të deritanishme është koha t’i lëmë të rinjtë e rajonit të drejtojnë procesin, të jenë të lirë të vendosin vet për iniciativat dhe formën e bashkëpunimit. Përgjigjja e pytjes së takimit është: qasja nga poshtë-lartë dhe jo nga lartë-poshtë” thuhet tutje në njoftim.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila kishte theksuar se njё forum i tillё gjithёpёrfshirёs, me pёrfaqёsues tё insititucioneve tё arsimit e rinisё nga gjithё rajoni, e me njё balancё tё shkёlqyeshme gjinore, simbolizon mё sё miri vlerat qё Ballkani Perёndimor ka pёr tё ofruar pёr Evropёn e pёr botёn.

Pjesmarrësit, kanë shprehur gatishmëri që të shtojnë iniciativat dhe përpjektet e përbashkëta në funksion të përmirësimit të pozitës së të rinjëve në shoqëri./SHQIP.com