Lajme

Mbahet në jetë me aparatura në Francë, Ina Kasimati kërkon ndihmë: Dua të kthehem në Shqipëri

Ina Kasimati

Pas dy vitesh mjekime në Francë, mësuesja Ina Kasimati dhe familjarët e saj, kanë bërë një apel për të gjithë ata që munden të ndihmojnë, për të siguruara 17 mijë euro.

Kjo shumë parash i nevojitet për t’u kthyer në vendin e saj, Shqipëri, pasi prej kohësh është duke u mbajtur në jetë me aparatura dhe sondë.

Si pasojë, transporti i saj nuk mund të bëhet përveçse me charter mjekësor.

Në ‘Gofundme’ është hapur një faqe me apelin prekës për t’i ardhur në ndihmë mësueses, profil ky që është shpërndarë nga familjarë, të njohur por edhe qytetarë të tjerë.

Mesazhi:

Unë jam Ina Kasimati, shumë më njohin si zysha, disa të tjerë si aktiviste, shumë të tjerë, si njeriun që po lufton fort për jetën. Prej dy javësh jam e shtruar në spitalin onkologjik të Strasburgut, Francë, ku po mbahem me tuba e sondë dhe kthimi në Shqipëri nuk mund të bëhet me avion, por vetëm me çarter mjeksor, pasi nuk mund të shkëputem nga aparaturat.

Ky çarter ka një kosto prej 17.000 euorsh (shtatëmbëdhjetë mijë euro). Tash pas 2 vitesh kam nevojën tuaj, miqtë e mikeshat e mia, të njohur e të panjohur. Sëmundja e përbindshme në mua ka përparuar, aq sa metastazat kanë bërë dëmtimet e tyre. Besimi im më i fortë gjatë gjithë këtyre viteve ka qënë tek Zoti, dhe tek ju miqtë e mi, të njohur e të panjohur, të cilët para dy vitesh më dhatë mundësinë të kisha shpresë e të luftoja më shumë.

Kërkoj të kthehem në Atdhe, në Vlorën time, dhe kjo dëshirë e imja, u përkrah edhe nga mjeket, të cilët më deklaruan se ilaçi më i mirë për mua është familja ime.

Mendja , shpirti im janë optimistë , sepse unë dua të jetoj , unë e dua jetën! Unë kam besim tek fuqia e solidaritetit tuaj ,që së bashku me birin tim, Amantin, i cili ka qënë forca ime më e madhe e çdo dite, të vijmë në Shqipëri të sigurt. Dhe ky kthim duhet të bëhet brënda 10 ditëve.

Prandaj ju kërkoj me përulje, mirënjohje edhe njëherë të më ndihmoni të vij në Shqipërinë time.

https://www.gofundme.com/f/te-ndihmojme-ina-kasimatin-te-rikthehet-ne-atdhe?fbclid=IwAR30iMKTzxXijGLH5qXyC3eX0NM5HnDKlG995RUHBmXUciNbxtjCV3gmDxs

/Shqip.com