Lajme

Mbahet mbledhja e Qeverisë

Të mërkurën, ministrat e kabinetit qeveritar do të mblidhen për ta mbajtur mbledhjen e radhës.

Mbledhja e Qeverisë pritet të nisë në orën 11:00.

Gjatë kësaj mbledhjeje në rend të ditës do të jenë 20 pika.

Një nga pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Po ashtu, pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Fondin Sovran të Kosovës.

/Shqip.com