Lajme

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, merren dy vendime për lidhjen hekurudhore Prishtinë-Durrës

Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar dy vendime lidhur me marrëveshjen ndërmjet së Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një njoftimi për media.

Marrëveshja e miratuar parasheh bashkëfinancim në projektin për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.

“Është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes për bashkëfinancim për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë, ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për media.

Kurse, vendimi i dytë është rekomandimi i presidentes Vjosa Osmani për të autorizuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrim të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë.

Ilustrim

“Pas shqyrtimit është miratuar edhe vendimi për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrim të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”.

https://shqip.com/te-henen-mbahet-mbledhja-e-perbashket-e-dy-qeverive-shqiptare/​

Të hënën pritet të mbahet mbledhja e dytë e të dy qeverive shqiptare në Prishtinë./Shqip.com