Lajme

Mbahet mbledhja e 88-të e Qeverisë, miratohen dy vendime

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje u martuan dy vendime dhe një nismë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“U miratua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut. Po ashtu, vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se në këtë mbledhje është miratuar edhe një nismë.

“Në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014”, thuhet më tutje në njoftim.

Kjo mbledhje u zhvilluar në mënyrë elektronike./Shqip.com