Kulturë

Mbahet ekspozita “Monumenta Albanica Justinopolitana”, temë familjet shqiptare në Koper

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është mbajtur simpoziumi shkencor dhe ekspozita “Monumenta Albanica Justinopolitana”.

Në simpoziumin shkencor u diskutua për familjet të cilat janë vendosur në Slloveni në periudha të hershme të historisë.

Ndërkaq, ekspozita kishte për temë familjet shqiptare në Kopërin venedikas.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ekspozitën e ka cilësuar si një punë të mrekullueshme hulumtuese që nxjerr në pah fakte e të dhëna mbi familjet shqiptare në Kopër, duke qenë që disa prej tyre ishin edhe nga territori i Kosovës.

“Ministri tha që hulumtimet e publikuara në këtë ekspozitë do të ndriçojnë shumë fakte për publikun tonë dhe se ndjehet i kënaqur që Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka qenë vendi nikoqir për këtë ngjarje shumë të rëndësishme që dëshmon për raportet mes Kosovës dhe Sllovenisë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Pjesëmarrës në ekspozitë ishte edhe ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič, e cila i falënderoi kontribuuesit për njohuritë e ofruara në simpozium dhe ekspozitë.

Ekspozita ishte organizuar nga Shoqata kulturore “Iliria” dhe Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Kosovë.