Sport Shqiptar

“MBA” – simbol i ankthit për mbrojtësit në Superligën e Kosovës

Christian MBA

Në Mitrovicë zbarkoi pa shumë zhurmë.

Por, në fushën e gjelbër po flasin golat për të.

Christian MBA – credits: Fehmi Sejdijaj

Sulmuesi i Trepçës 89, Christian MBA është njeriu i momentit në Superligën e Kosovës.

Këmbëshpejti – ka shënuar pesë gola – në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Më së shumti – në elitën e futbollit kosovar.

Christian MBA – me çmimin “Ylli i Javës”

MBA – e tundi rrjetën sot – dy herë ndaj Drenicës – për të treguar që forma e tij nuk është rastësi.

Dy herë kishte shënuar edhe në xhiron e kaluar kundër FC Dritës – kur edhe u shpall “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës.

22 vjeçari është nga Nigeria – teksa me Trepçën 89 u bashkua në këtë merkato të verës.

Sa i përket formës ekipore, “xehtarët’ gjenden në vendin e gjashtë në tabelë – me pesë pikë të grumbulluara./Shqip.com