Lajme

Mazreku viziton pikat kufitare para fillimit të masës qortuese për targat

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS),Sami Mazreku së bashku me drejtorë të departamenteve të cilat operojnë në kuadër të BKS-së kanë vizituar sot dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Byroja Kosovare e Sigurimeve. Kjo vizitë vjen një ditë para se hyjë në fuqi vendimi nga Qeveria për targat ilegale.

“Unë së bashku me stafin takuam punëtoret e këtyre dy pikave kufitare ne jemi të kënaqur me punën që është bërë dhe po behën në këto dy pika kufitare. Takimi i sodit është në kuadër të vizitave të rregulla që në si menaxhment bëjmë nëpër pika kufitare” ka thënë Mazreku.

Nga dita e nesërme fillojnë masat e paraparë nga Qeveria për pronaret e automjeteve me targa ilegale në Kosovë.

Pamje nga vizita

Nga 1 nëntori deri me 21 parashihet të bëhen vërejtje (qortime) ndaj këtyre shoferëve, ndërsa pas kësaj periudhe do të vazhdojë masa e gjobitjes.

Masa e gjobitjes do të vazhdojë deri me 21 janar të vitit që vjen. Kurse pas 21 janarit do të ketë targa provuese për dy muaj.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas datës 21 prill nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve me targa të lëshuara nga autoritetet serbe të cilat konsiderohen ilegale në Kosovë.

Vlen të theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar pezullimin e vendimit për dhjetë muaj por Kurti ka refuzuar këtë kërkesë. Në të njëjtën linjë me ShBA-të ka qëndruar edhe Bashkimi Evropian.

/Shqip.com