Sport Ndërkombëtar

Mazraoui te Bayerni – punë e kryer

Noussair Mazraoui

Noussair Mazraoui tek Bayern është thjesht çështje kohe.

Bayern Munich vetëm se ka marrëveshje me mbrojtësin e krahut.

Kjo ujdi është arritur në takimin e fundit të agjentit të tij Min Raiola me bavarezët, raporton Fabrizio Romano.

“Tani është çështja e detajeve përfundimtare për strukturën e shtesave të pagave dhe më pas kontratat që duhen kontrolluar”, njoftoi Fabrizio.

Benjamin Pavard duket se tani do të ketë konkurencë të madhe në pozitën e tij, ose edhe mundet të kërkojë një klub tjetër.

Mazraoui duke festuar golin ndaj Bayern në Ligën e Kampionëve

Anëtari i Ajaxit ka kontratë me klubin deri më 30 qershor të këtij viti, dhe klubi gjerman nuk do të shpenzojë para në transferin e tij.

Përndryshe, Mazraoui ka pasur vetëm një paraqitje për kryeqytetasit holandezë, pasojë e lëndimeve gjatë sezonit.

Interesim për të kishte shprehur edhe Barcelona, por duket se tani katalanasit janë tërhequr nga gara. /Shqip.com