Sport Ndërkombëtar

Mazraoui ëndërron kalimin te Barcelona

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Noussair Mazraoui, është i etur për një kalim te Barcelona.

Lojtari u largua nga Ajaxi për t’u transferuar te Bavarezët verën e kaluar, megjithëse në atë kohë kishte interesim edhe nga Barca.

Mbrojtësi ka luftuar për minuta te Bayerni dhe po peshon opsionet e tij.

Sport raporton se Mazraoui ka shpresa që Barça do të ringjallë interesin e tyre këtë verë.

Barcelona ende nuk e ka shikuar atë si opsion, por që në verë mund të ndryshojë situata. 

/Shqip.com