Teknologji Auto

Mazda zbulon veturën me motor të fuqishëm (Foto)

Kompania Mazda është e njohur për shumë gjëra të mira që sjellë me modelet e shumta të automjeteve, por tek motorët me shumë kuaj fuqi nuk kanë pasur shumë sukses.

Megjithatë, kompania që është bërë e njohur për lojën e saj teknologjike, si me rikthimin e motorit rrotullues në një model hibrid për Evropë, prezantimin e një motori me naftë në SHBA vetëm pak vite më parë dhe tani ka paralajmëruar prodhimin e veturës SUV, Mazda CX-90 2023 me një motor të fuqishëm.

Mazda më parë kishte ngacmuar me disa imazhe të modelit CX-90. Me informacionet e fundit, kjo veturë do të ketë një motor 3.3-litra turbo dhe sipas kompanisë, do të ketë motorin më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë nga Mazda, me 340 kuaj fuqi dhe me 369 lb-ft çift rrotullues.

Mazda e përshkruan motorin e ri si “të fuqishëm dhe të përgjegjshëm”, me nomenklaturën e-Skyactiv Turbo që do të sugjeronte se po përdor sistemin inline hibrid “të butë” 48 volt.

Është e mundur që CX-90 do të jetë gjithashtu i disponueshëm përfundimisht me një sistem të ndryshëm motorik hibrid plug-in, ndoshta me akoma më shumë fuqi, por kjo ende nuk është detajuar.

CX-90 do të vijë në një platformë të re të madhe, me lëvizje me rrota të pasme, e cila gjithashtu do të mbështesë SUV-në e ardhshme pak më të vogël CX-70, me gjasë me opsione të ngjashme të fuqisë.

/Shqip.com