Sport Ndërkombëtar

Mayweather thotë se do të luftojë përsëri me Conor McGregor në vitin 2023

Ende nuk e kemi parë përfundimin e historisë ndërmjet Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.

Sipas, Mayweather dy boksierët do takohen përsëri në vitin 2023.

Boksieri i pamposhtur luftoi me McGregorin në vitin 2017 dhe kërkon përsëri të përballet me të.

McGregor ka diskutuar për planet e tij për të ardhmen.

“Dua të dal atje këtë fundjavë dhe të argëtohem. Pastaj kam një tjetër ekspozitë [në] Dubai në nëntor dhe unë dhe Conor McGregor në 2023. Ne nuk e dimë nëse do të jetë një ekspozitë apo një luftë e vërtetë. Por ka pasur bisedime për të dyja. Unë do të preferoja një ekspozitë,” tha Mayweather për Daily Mail.

McGregor nuk ka konkurruar që nga thyerja e këmbës në fillim të një lufte trilogjike me Dustin Poirier në korrik 2021, duke bërë vetëm lufta si shfaqje./Shqip.com