Sport Ndërkombëtar

Maurizio Sarri kërkohet nga tre skuadra të Premieligës

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri po kërkohet nga disa skuadra angleze në Premierligë.

Mediet italiane raportojnë se Tottenham, West Ham dhe Everton kanë shfaqur interes për italianin.

“Spurs” kryesojnë listën, pasi Antonio Conte mund të largohet lamtumirë në verë.

Sarri nga ana e tij ka një kontratë me Lazion, të rinovuar në majin e vitit të kaluar deri në 2025-ën dhe dëshiron të vazhdojë projektin që ka nisur.

Duke fituar Ligën e Evropës me Chelsean, ai ka lënë një kujtim të mirë në Angli dhe Premierligë.

/Shqip.com