Sport Ndërkombëtar

Mauricio Pochettino do t’i bashkohet skuadrës londineze në qershor

Trajneri Mauricio Pochettino është afruar edhe më shumë për ta zënë pozitën e trajnerit tek Chelsea, pasi bisedimeve pozitive që janë zhvilluar të hënën në mbrëmje.

Lajmi konfirmohet nga gazetari i specializuar për transfere, Fabrizio Romano.

Negociatat në mes të trajnerit argjentinas dhe klubit londinez kanë hyrë në fazën finale, duke mbetur vetëm edhe çështjet formale të përfundohen.

Pochettino do t’i bashkohet ekipit në muajin qershor.

/Shqip.com