Sport Ndërkombëtar

Massimiliano Allegri kërkon nga futbollistët e Juventusit të “zgjohen nga gjumi”

Juventusi dhe Milani ndahen baraz

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka shprehur pakënaqësinë e tij për performancën e dobët të skuadrës në ndeshjet e fundit.

Të dielën Juventus është shokuar nga Monza, duke u mposhtur me rezultat 2-0.

Trajneri ka thënë se skuadra duhet të fillojë të luajë sërish me qëllim.

“Ne jemi të gjithë përgjegjës për performancën. Në tri ndeshjet tona të fundit në ligë fituam vetëm një pikë dhe pësuam dhjetë gola. Paraqitjet e fundit nuk ishin në nivel. Duhet të mendojmë për të punuar në fushë. Duhet të konsultohemi me ndërgjegjen tonë dhe duhet të fillojmë të luajmë sërish me qëllim”, ka thënë ai.

Pas heqjes së pikëve Juventus gjendet në pozitën e trembëdhjetë në renditjen tabelare të Serie A.

/Shqip.com