Mason Mount kërkohet nga dy gjigant të futbollit
Publikuar:
(30.03.2023 23:13:47)

Liverpool konsiderohet si skuadra që kryeson skuadrat që kanë interesim për ta bërë të tyrin futbollistin e Chelseas, Mason Mount.
Kjo pasi vetë futbollisti dëshiron të vazhdojë të luajë në Premierligë.
Por prapa nuk mbetet as Bayern Munchen pas emërimit të Thomas Tuchel si trajner, i cili është raportuar se u ka kërkuar drejtuesve të klubit për të nënshkruar me futbollistin.
Mesfushorit do t’i përfundojë kontrata me Chelsean në vitin 2024 dhe një marrëveshje e re duket se është shumë larg arritjes.
/Shqip.com