Lajme

Mashtronte qytetarët, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Arrestim / Ilustrim
Arrestim / Ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar një person, J.M., pasi dyshohet se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e deri në korrik të vitit 2023 ka mashtruar qytetarë të ndryshëm dhe përfitoi rreth 2 milionë euro.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Ai dyshohet për veprën penale “Mashtrimi”.

“Mitrovicë, 19 mars 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro. Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit”.

/Shqip.com