Lajme

Mashtroi një familje kinse ua ka gjetur djalin e zhdukur – Një muaj paraburgim

Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej të muaji të pandehurit me inicialet S.G., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të Mashtrimit, Shantazhit, Prezantim i rremë si person zyrtar, Falsifikim i dokumentit si dhe Manipulim i provave.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.G. me datë 30.07.2021, në Hib Petrol në Prishtinë, i ka vënë në lajthim familjarët e të dëmtuarit B.R. i cili është i zhdukur, duke paraqitur fakte të rreme kinse për gjetjen e tij, përcjell Shqip.com.

Gjykata njofton se i pandehuri këtë e ka bërë “me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore në atë mënyrë që ka kontaktuar përmes mesengerit vëllain e B.R., V., duke u prezantuar si agjent i CIA-s Amerikane, është aranzhuar një takim në mes tyre ku është prezantuar me emrin Ardian O’Neil Bajraktari, duke ja prezantuar një ID kartelë të falsifikuar në shpejtësi, duke i thënë së është i gatshëm ta gjejë vëllain”.

Tutje, bëhet e ditur se i pandehuri i ka kërkuar viktimës që komunikimi të bëhet përmes emalit [email protected].

“… dhe pas shkëmbimit të disa emaileve i dyshuari i ka thënë të dëmtuarit V.R. se ka komunikuar me autoritetet në Serbi dhe ka kuptuar se vëllai i tij i zhdukur gjendet në burgun e Nishit në Serbi dhe për ta nxjerrë prej aty, fillimisht i nevojiten 3000 deri 4000 euro dhe me qëllim që ta bind V.R., i njëjti ja ka dërguar disa emaile në gjuhën serbe dhe angleze se kinse e ka konfirmuar nga zyrtarët e Serbisë ku këtë komunikim ja ka përcjell tani të dëmtuarit V.R. duke cekur se këtë komunikim e ka kthyer qeveria e Serbisë në emër të Milorad Petkoviq, ku më pas e kanë lënë të takohen më datë 02.08.2021, për t’i marrë paratë te Hib Petroli afër stacionit të autobusëve dhe aty është arritur të ndalohet dhe arrestohet nga Policia e Kosovës”./SHQIP.com