Lajme

MAShTI publikoi rezultatet e Testit të Arritshmërisë – arritshmëria mesatare 50.75 përqind

Testi i Arritshmerise

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta.

Sipas rezultatit, del se arritshmëria mesatare është 50.75 përqind.

“Në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54.4%, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe – 57.5%, Gjuhë angleze – 74.1%, Histori – 42.1%, Gjeografi – 50.5%”.

Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47.1 përqind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46.8%, Informatikë – 52.1%, Fizikë – 45%, Kimi – 41.3% dhe Biologji – 51.2%”, thuhet në njoftim.

Ministria e Arsimit,Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Testit të Arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta.

Ndërsa edhe këtë vit, si vitet e shkuara është raportuar se nxënësit kanë kopjuar gjatë testit.

Madje, kanë krijuar grupe në Viber prej nga ku i kanë pranuar përgjigjet e pyetjeve të testit./Shqip.com