Lajme

MASHTI: Periudha e dytë e vitit shkollor nis më 10 janar

Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bën të ditur se periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, do të filloj më 10 janar, shkruan Shqip.com

Për këtë çështje, MASHTI ka dalëm e një njoftim në Facebook.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se nesër, 10 janar 2022, fillon periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar”, thuhet në njoftim.

Më tej theksojnë se përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja.

“Task Forcat në nivel komune do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike me pandeminë në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK, të dezinfektojnë hapësirat e shkollave”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Ministria e Arsimit fton të gjithë akterët e përfshirë në shkollë që të respektojnë masat mbrojtëse të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës./Shqip.com