Lajme

MASHTI dhe Instituti “EdGuard” prezantojnë Projektligjin për tekste shkollore: Hapet dera për  digjitalizim

Sot gjatë ditës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, dhe Inovacionit , Arbërie Nagavci së bashku me Institutin “EdGuard” kanë mbajtur diskutim publik për Projektligjin për Tekste Shkollore.

Lidhur më këtë Projektligj, Nagavci, tha se me këtë projektligj synohet të rritet cilësia në arsim, transparenca dhe llogaridhënia.

Me këtë projektligj synojmë të rrisim transparencën dhe llogaridhënien, të ngrisim kapacitetet e autorëve dhe recensentëve, pra të kemi autor dhe recensentë sa më të mirë. Synojmë të kemi edhe çmime të arsyeshme të botimit të teksteve mësimore. Synojmë të themelojmë një sektor për tekste shkollore. Këshilli shtetëror për tekste shkollore do të ketë jo vetëm një kompetencë por synojmë të jetë shumë profesional” ka thënë Nagavci.

Ndërsa drejtori i Institutit “Edguard”, Rinor Qehaja, ka kërkuar që të dorëzohen komentet të cilat do të merren parasysh deri në dorëzimin e Projektligjit në Kuvend.

Ju këshilloj shumë të rishikoni e lexoni dhe rilexoni projektligjin dhe të dërgoni komentet e juaja. Të gjitha imputet e juaja do të reformohen dhe do të përfshihen në platformë. Do të doja që diskutimin ta fokusojmë në projektligj se kush është ai ndryshim i nevojshëm”, tha Qehaja.

Ky Projektligj do të përmbajë 41 nene./Shqip.com