Lajme

MASHT-i shkëput kontratën kolektive me SBASHK-un

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë gjatë ditës së djeshme ka marrë vendim që të shkëpus kontratën kolektive me SBASHK-un.

Kontrata kolektive në fjalë ishte nënshkruar 21 janar 2021, gjatë kohës kur në krye të detyrës në Qeverinë e Kosovës kishte qenë Avdullah Hoti.

Në vendimin e MASHT-thuhet se Qeveria e Kosovës e ka për obligim vendosjen e ligjshmërisë.

Po ashtu thuhet se kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm nga MASHT-i, “bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkrues.

Lidhur më këtë, Shqip.com ka kontaktuar drejtuesit e SBASHK-ut, për të marrë një prononcim lidhur me këtë çështje por që të njëjtin nuk janë përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

/Shqip.com