Lajme

MASHT deklarohet lidhur me vendin e Kushtetutës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dal me një komunikatë për media lidhur me vendmin e Kushtetutës për rastin në Kamenicë.

Sipas njoftimit Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me Aktgjykimin KO145/21, që është rezultat i parashtresës së Komunës së Kamenicës, në të cilin është kontestuar Vendimi 01B/24 i MAShTI-it “Për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënësit e Komunës së Kamenicës.

Edhe vetë Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë Arbërie Nagavci ka shkruar në Facebook lidhur më këtë vendim.

‘’Ne respektojmë Aktgjykimin në plotni, ashtu siç e përcakton shkronja dhe fryma e Kushtetutës. Megjithatë, siç është e vërejtshme edhe në vet dispozitivin e Aktgjykimit në fjalë, aty vetëm ‘deklarohet’ një mospërputhje e një gjendjeje faktike që është shuar së ekzistuari në fund të korrikut të vitit 2021. Një fakt i tillë është tregues që Aktgjykimi KO145/21 nuk përcakton asnjë mospërputhje kushtetuese që ekziston aktualisht, apo të tillë që do të duhej t’i ndërpritej pasoja juridike (paragrafi 92 i Aktgjykimit)’’ thuhet në komunikatën e MASHT-it që e ka bërë publike vetë Nagavci.

Këtu mund ta shihni postimin e plotë të Arbërie Nagvcit- Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë./Shqip.com