Teknologji Auto

Maserati prezanton SUV-in tërësisht elektrik

Maserati GranTurismo Folgore / Foto: Autoblog
Maserati GranTurismo Folgore / Foto: Autoblog

Maserati po shkon drejtë prodhimit të tërësishëm të automjeteve vetëm elektrike.

Fillimisht kompania solli modelin GranTurismo Folgore, makinën e parë me performancë të elektrizuar dhe tani ka zbulimuar SUV-n elektrik, Grecale Folgore.

Kompania ka premtuar se deri në vitin 2025 të gjitha automjetet e saj do të jenë vetëm elektrike.

SUV-i elektrik me 550 kuaj-fuqi, ka një sistem fuqie me dy motorë, i cili jep 605 rrotullime dhe lëvizje standarde me të gjitha rrotat.

Maserati premtoi se më batërinë e vendosur, do të mund të vozitet vetura deri në 500 km dhe me një shpejtësi maksimale prej 137 kilometra në orë.

Çmimi i modelit GranTurismo Folgore nuk është zbuluar ende.

/Shqip.com