Lajme

Masat e reja: Mbyllen bibliotekat, por jo edhe fitneset

Foto e ilustruar

Bibliotekat, kinematë, muzetë e qendrat e kulturës në Kosovë do të jenë të mbyllura nga e hëna deri më 13 shtator. Por, jo edhe fitneset dhe palestrat.

Kështu ka marrë vendim Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të shtunën, ku ndër të tjera janë miratuar masat e reja kundër Coronavirusit.

Pika e 50 e vendimit thotë “Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator”.

Kurse, në pikën e 58 thuhet “Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri në 2.4 të këtij vendimi”.

Hapja e fitneseve është paraparë të zhvillohet në proporcion një klient në 10 metra katror.

Të gjitha masat e miratuara nga qeveria mund t’i gjeni KËTU./SHQIP.com