Lajme

Masat anti-COVID – Policia inspekton zonën afër QKUK-së

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Policia e Kosovës ka filluar inspektimin në zonën përreth Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për të parë nëse po respektohen masat anti-COVID, njofton Shqip.com.

Këtë e kanë konfirmuar nga Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Prishtinës, të cilët kanë thënë se po punojnë bashkërisht me të gjitha subjektet që të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca.

“Qëllimi jonë nuk është ndëshkimi, por parandalimi i përhapjes së virusit”, thonë nga kjo zyrë.

“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri-tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre. /Shqip.com