Sport Ndërkombëtar

Martinez tregon se çfarë duhet për të luajtur për Argjentinën

Ylli i Manchester United, Lisandro Martinez ka sugjeruar se argjentinasit ishin të gatshëm për ta dhënë jetën e tyre për ta fituar Kupën e Botës, pas triumfit në Katar.

Mbrojtësi i United e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në paraqitjen e tij të parë në turneun madhështor, dhe shpjegoi se çfarë duhet për të përfaqësuar kombëtaren në nivelin më të lartë.

“Ishte një emocion i madh dhe një krenari të jem aty. Ishte Kupa e Botës e para për mua, por unë isha i fokusuar që nga fillimi, me synimin për tu bërë kampion”, tha Martinez.

“Ne shkuam nga më pak në më shumë dhe njerëzit u identifikuan shumë me lojën tonë, ne treguam futboll të mirë dhe kjo është ajo që na karakterizon ne argjentinasit.

Duhet të jeni të predispozuar dhe kur shihni fanellën, emblemën dhe kaq shumë miliona argjentinas pas jush, duhet të japësh jetën për të gjithë ata. Më e pakta që mund të bëjmë është kjo”, theksoi Martinez.

Pasi që u shokua qysh në ndeshjen e parë të Botërorit nga Arabia Saudite, Argjentina vazhdoi tutje duke ngritur Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986, duke e mposhtur Francën në penallti në një finale tejet dramatike.

/Shqip.com