Sport Ndërkombëtar

Martinez tallet keq me Mbappen

Emiliano Martinez vazhdon betejën e tij në distancë me Kylian Mbappen. Deklarata e këtij të fundit, në të cilën shprehej se niveli i Amerikës së Jugut është larg Evropës, nuk u prit aspak mirë nga portieri i Argjentinës.

Gardiani i Aston Villas iu kundërpërgjigj menjëherë me një deklaratë, ndërsa pas ndeshjes vazhdoi me ngacmimet e tij. Pas kërkesës për një minutë heshtjeje për Mbappen pas fitores së finales së Kupës së Botës, Martinez vazhdon të tallet me yllin e PSG-së.

Kombëtarja bardhekaltër ka mbërritur sot në Argjentinë, ku po bën parakalimin përpara tifozëve. Pikërisht në këtë moment, Martinez ka vendosur të shënjestrojë sërish Kylian Mbappen. Ai gjendet përkrah Messit dhe mban në duar një foshnje me fytyrën e francezit. Një veprim që padyshim do të ketë shkaktuar pakënaqësi të madhe te Mbappe.

/Shqip.com