Martinez – njeriu i momentit në Manchester
Publikuar:
(27.08.2022 17:15:44)

“Djajve të Kuq” po i mungonte siguria në repartin defanziv.
Por, kjo ka mbetur pjesë e të kaluarës.
Tandemi, Raphael Varane-Lisandro Martinez po jep fryte.
Madje, argjentinasi po konsiderohet si transferi më i mirë nga Manchester United – në këtë merkato të verës.
Ai u shpall “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Liverpoolit, e të njëjtin çmim e fitoi edhe sot – kundër Southamptonit.
Ai ishte i jashtëzakonshëm në ajër – duke fituar 100 për qind – të dueleve, ani pse gjatësia nuk është “arma” e tij e fortë.
Martinez po mahnitë edhe me lojën me këmbë – dhe statistikat tjera flasin vetë.
24 vjeçari ka kontratë me United – deri në vitin 2027, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 32 milionë euro./Shqip.com