Martinez i bashkohet “Djajve të Kuq”
Publikuar:
(17.07.2022 16:20:18)

Pritjeve të “Djajve të Kuq” i ka ardhur fundi.
Lisandro Martinez edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Manchester United.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi – përmesë një postimi në rrjetet sociale.
Teksa, sipas Fabrizio Romanos – ai ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Martinez – luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Ajaxit.
24 vjeçari zhvilloi 24 ndeshje në sezonën e fundit të Erdivisie – teksa regjistroi një gol dhe tri asistime.
Për United – ky është transferimi i dytë brenda kësaj jave – pasi paraprakisht siguruan shërbimet e Christian Eriksen./Shqip.com