Sport Ndërkombëtar

Martin Odegaard konfirmon lidhjen romantike me të dashurën e re, Helene Spilling

FOTO: The Sun
FOTO: The Sun

Kapiteni i Arsenalit të Londrës dhe i kombëtares së Norvegjisë Martin Odegaard duket se ka konfirmuar lidhjen romantike me të dashurën e re Helene Spilling.

Mesfushori 24 vjeçar ka postuar shumë foto në rrjetet sociale me kërcimtaren 26 vjeçare, pas zhurmave se ishin parë së bashku ne ceremonnë e çmimeve të futbollit në Londër në Mars.

Martin postonte një seri fotosh duke u përkëdhelur me Helena, përfshi dhe foto të saj teksa i jepte mbështetje gjatë ndeshjeve.

Në një prej tyre Martin duket i zhveshur duke bërë banjë dielli me Helene me fytyrën pranë njëri-tjetrit.

Martin postoi një foto të Helene e cila e mbështet para një ndeshjeje të Arsenal duke mbajtur bluzën e tij me numër 8.

Në të tjera foto Martin duket tepër i lidhur me të dashurën e re teksa mbajnë dorën e njëri-tjetrin gjatë një darke së bashku.

Helene është shfaqur më parë në një kompeticion kërcimi në Norvegji, i titulluar ‘Skal vi danse’ në një format të njëjtë me programet në vende të ndryshme.

Biondja ka rreth 75,000 ndjekës në Instagram ku shpesh poston foto të vetes duke kërcyer.

I pyetur për lidhjen e tij të re Martin ka thënë me shaka: “Unë kam dashur të flas për këtë por nuk më kanë pyetur, ndërsa tani kam një ndeshje të rëndësishme dhe nuk mund ta bëj se shperqendrohem”.

/Shqip.com