Martial nuk heq dorë nga “Djajtë e Kuq”

Aventura e tij në Spanjë nuk rezultoi në përputhje me pritshmëritë.
U kritikua shumë në Angli dhe iu desh të kalojë te Sevilla për të ringjallur karrierën.
Por, Anthony Martial duket se dëshiron rikthimin në “Old Trafford”, raporton Fabrizio Romano.
Anthony Martial’s not gonna stay at Sevilla next season, striker confirms to ABC: “I see it very complicated to be able to continue at Sevilla”. 🇫🇷 #MUFC
“I came knowing that I would surely have to return to Manchester United”. It’s a straight loan, no buy option included.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 14, 2022
“E shoh shumë të komplikuar të vazhdoj te Sevilla”, tha ai në një intervistë për ABC.
“Kam ardhur duke e ditur se me siguri do të më duhej të kthehesha te Manchester United”, u shpreh francezi.

Transferimi i tij tek andaluzianët ndodhi në janari i këtij viti dhe do të zgjasë deri më 30 qershor 2022.
26 vjeçari është vetëm i huazuar te Sevilla dhe pa të mundësi blerjeje.
Ai ka arritur të shënojë vetëm një gol për ekipin në 10 ndeshje të luajtura.

Në La Liga ai ka shtatë paraqitje por nuk ka arritur të gjejë rrjetën, duke humbur besimin e trajnerit Lopetegui.
Sulmuesi u transferua te “Djajtë e Kuq” në vitin 2015 nga Monaco për 60 milionë euro, derisa vlera e tij në treg tani qëndron në 28 milionë sosh./Shqip.com