Sport Ndërkombëtar

Martial ka kritikuar sjelljen e Mourinhos: Ai nuk më respektoi në United

Anthony Martial ka akuzuar Jose Mourinhon se është sjell pa respekt ndaj tij, gjatë kohës së portugezit në Manchetsrer United.

Mourinho mori postin e trajnerit të Manchester United një vit pas nënshkrimit të Martial.

Sulmuesi humbi vendin e tij në ekipin nën drejtimin e trajnerit portugez, dhe iu desh të përballej me Zlatan Ibrahimovic duke marrë fanellën e tij të preferuar me nr. 9 dhe Alexis Sanchez që zgjidhej përpara tij.

“Filloi me numrin e këmishës,” tha ai për France Football . “Gjatë pushimeve, ai më dërgoi një mesazh duke më pyetur nëse do të ndryshoja në nr.11, duke më shpjeguar se ishte shumë mirë sepse ishte numri i legjendës Ryan Giggs. Unë i thashë që kisha respektin më të madh për Giggs por që Do të preferoja të mbaja numrin tim 9. Dhe kur kthehem në klub, shoh fanellën time me nr. 11, historia nuk shkoi mirë”, tha ai.

Sulmuesi ka thënë se sjellja e Mourihnos i kushtoi shumë.

“Ai nuk më respektoi mua, drejtpërdrejt. Ai foli për mua në shtyp, fraza të vogla, pak si kishte bërë me Karim Benzema në Real Madrid. Në sezonin [2017-18], unë isha golashënuesi më i mirë i ekipit në pjesën e parë. i sezonit solli Alexis Sanchez dhe pastaj nuk luajta shumë, ishte edhe sezoni i Botërorit dhe më kushtoi shumë në fund, sidomos pasi fitoi skuadra franceze, duhet të isha atje”.

Martialit iu desh pak kohë për të gjetur një vend të rregullt në 11-tën e parë të United pas largimit të Mourinhos.

Sezoni i tij më pjellor në Old Trafford erdhi në 2019-2020, kur ai filloi 31 ndeshje në Premier League dhe shënoi 17 herë, duke shënuar gjithashtu katër herë në Europa League./Shqip.com