Sport Ndërkombëtar

Martial dëshiron të largohet nga “Old Trafford”

Anthony Martial

Anthony Martial dëshiron që të largohet nga Manchester United.

Sulmuesi francez, nuk po arrin asesi të gjejë hapësira në formacionin startues dhe po kërkon një skuadër të re.

Këtë lajm e ka konfirmuar, trajneri i “Dajve të Kuq”, Ralf Rangnick, përmes një deklarate për mediat angleze.

“Ne folëm gjatë. Ai më shpjegoi se ka qenë në Manchester United tani për shtatë vitet e fundit dhe ai mendon se është koha e duhur për një ndryshim, për të shkuar diku tjetër.

Mendoj se në një farë mënyre kjo është e kuptueshme. Mund të ndjek mendimet e tij, por nga ana tjetër është gjithashtu e rëndësishme të shoh situatën e klubit. Është kohë me COVD dhe kemi tre gara në të cilat kemi ende ambicie të larta dhe duam të jemi sa më të suksesshëm”, u shpreh trajneri gjerman.

Don't put too much expectation on Anthony Martial from game one - United In  Focus
Anthony Martial

Rangnick “ çdo lëvizje nuk duhet të jetë vetëm në interes të lojtarit, por duhet të jetë edhe në interes të klubit. Deri më tani, me sa di unë, nuk ka pasur ofertë nga asnjë klub tjetër dhe për aq kohë sa është kështu ai do të qëndrojë”.

26 vjeçari ka zhvilluar dhjetë paraqitje në këtë sezonë – në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shënuar vetëm një gol.

Ai ishte bërë pjesë e Unitedit, në vitin 2015 dhe për shërbimet e tij, skuadra angleze i kishte paguar Monacos – hiq më pak se 49 milionë euro.

Sezoni i tij më i mirë me këtë skuadër mbetet – 2019/20, ku në 32 ndeshje të zhvilluara në Premierligë, kishte regjistruar 17 gola dhe shtatë asistime./Shqip.com