Rozë

Martesat dhe ndarjet që u përcollën me zhurmë

Blero Muharremi, Teuta Krasniqi, Afrona Dika, Mozzik, Loredana Zefi, Robert Berisha, Nora Istrefi

Ky është çifti perfekt”, “Ceremoni përrallore e martesës” ishin disa nga titujt që mbushnin ballinat e revistave rozë.

Por, zotimin që e dhanë në ditën e martesës që do të qëndronin bashkë përgjithmonë – nuk e çuan deri në fund, në gjysmë e lanë.

Kur jemi të ndarja padyshim që nuk mund të anashkalohet ish-çifti, Teuta Krasniqi dhe Blero Muharremi , martesa e të cilëve bëri bujë të madhe, njësoi si edhe ndarja.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë më 12 shtator të vitit 2010, në një ceremoni madhështore të transmetuara nga të gjitha mediat e Kosovës, por që u ndanë pas katër vitesh( 14 shkurt 2014).

Martesa e Bleros me Teutën

Ndarja e tyre fillimisht nuk ishte paqësore të paktën jo nga ana e këngëtarit, i cili insistonte aktorja nuk e dashuronte – por çifti e ka një vajzë, Tarën.

Madje fraza “Mos u martoni pa dashuri” nga Blero ishte bërë virale në atë kohë.

Mirëpo, ende pa u mbushur një vit nga ndarja, gjakrat u “qetësuan”, pasi që Teuta u martua me trajnerin personal të saj, Adonis Morina si dhe Blero deklaroi lidhjen me modelen Afrona Dika.

Këngëtari, Blero Muharremi dhe blogerja, Afrona Dika

Blero pranoi lidhjen me modelen duke thënë se është i lumtur më të – lidhje që është duke vazhduar.

“Jam me Afronën dhe jam shumë i lumtur. Afrona është një vajzë shumë e mirë, e edukuar, e shkolluar. Një vajzë që mendoj unë që më kompleton”, ka deklaruar Blero.

Ndërsa , Teuta atë kohë ka thënë që i dashuri i saj nuk është fytyrë publike dhe janë duke kaluar shumë mirë në shoqërinë e njëri tjetrit.

Teuta Krasniqi dhe bashkëshorti i saj, Adonis Morina

“Faktikisht ai nuk është një fytyrë publike edhe nuk i pëlqen jeta publike, sado që timen e respekton shumë dhe e kam shumë përkrahje të madhe”, ka deklaruar ajo.

Tashmë të dy çiftet janë duke vazhduar lidhjet e tyre, ku Teuta  është e martuar me Adonisin me të cilin ka edhe një vajzë.

Ndarje tjetër e cila ka “shokuar” publikun shqiptar ishte ajo në mes të këngëtares, Nora Istrefi dhe muzikantit, Robert Berisha.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

E gjithë kjo pasi kjo ndarje kishte ndodhur pas 13 vitesh sa ata ishin bashkë.

Lajmi për ndarjen e tyre u bë i ditur nga vetë Roberti në vitin 2019 përmes një statusi të gjatë në Instagram.

“Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtuar që keni me marrë vesh prej meje e nuk keni nevojë mu lodhë e me kliku në çdo titull që e bojnë portalet.. Është punë e tyre dhe mjeshtri e gazetarëve që din me nxjerrë  asi tituj. Unë edhe Nora nuk jemi më bashkë, por gjithë jetën do të jemi babi dhe mami i Renees, loçkës tonë dhe shokë të mire deri në vdekje”, ka shkruar Roberti në statusin sqarues.

Robert Berisha, Nora Istrefi dhe Reene

Edhe pse kanë kaluar tre vite nga ndarja e tyre, dyshja nuk kanë deklaruar që janë në lidhje me ndonjë person tjëtër, madje ata mbajnë raporte shume të mira me njëri tjëtrin për shkak të vajzës së tyre, Reene.

Madje, së fundi, Nora dhe Roberti kanë kaluar pushimet së bashku në Turqi, por jo si çift, por siç thonë ata si “miq shumë të mirë”.

E më e freskëta në kohë dhe martesa më e shkurtër së këto dy të parat konsiderohet ajo në mes të Loredanës dhe Mozzik.

Kjo pasi që dyshja fillimisht e kanë mbajtur të fshehur lidhjen e tyre, duke deklaruar që kanë lidhje familjare.

Loredana dhe Mozzik

Megjithatë kjo lidhje nuk iu zgjati shumë pasi që dyshja janë ndarë dhe ribashkuar shumë shpesh, ndërsa në shtator të këtij viti, Loredana deklaroi se kthim mbrapa më nuk ka.

Po ashtu, Lori shtoi se reperi ia dha dhuratën më të bukur në jetë, Hanën (vajzën e tyre) për të cilën flasin çdo ditë dhe mundohen ta rrisin bashkë.

“Hej njerëz, disa tashmë kanë vënë re ose kanë dyshuar se ka problem sërish mes meje dhe Mozzik. Ne thjesht jemi dy kokëfortë që nuk mund të qëndrojmë me njëri-tjetrin e as pa njëri-tjetrin”.

“Koha e albumit ishte aq intensive saqë të dy e kuptuam se mund të qeshnim së bashku për 10 orë në ditë, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme”.

Loredana, Mozzik dhe vajza

“Megjithatë, jam shumë e lumtur që arritëm ta bëjmë këtë album dhe që u munduam sërish. Jam vërtet kurioze se çfarë mendoni për albumin. Mozz dhe unë do të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm. Ai më bëri dhuratën më të mirë të jetës sime”.

“Ruani për vete akuzat. Unë kam bërë shumë gjëra në jetën time, por nuk e bëra këtë herë. Me gjithë ndarjen tonë, ne arritëm të shkonim mirë dhe të rrisim Hanën së bashku dhe të ishim në gjendje të bisedonim me njëri -tjetrin”.

Ndërsa deri më tani dyshja nuk është përfolur që janë në një lidhje të re dashurie, ndërsa vazhdojnë që të jenë të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Shqip.com