Marsielle kalon në epërsi ndaj Lazios
Publikuar:
(04.11.2021 21:34:12)

Marisellie ka kaluar në epërsi ndaj Lazios, në ndeshjen e nisuar në ora 21:00.
Për skuadrën franceze, golin e vetëm në këtë pjesë e ka shënuar, Milik, në minutën e 35-të, shkruan Shqip.com.
Sulmuesi shtatëgjatë, realizoi nga pika e bardhë.
Për 27 vjeçarin, ky gol nuk ishte i pari ndaj italinëve, pasi sa ishte pjesë e Napolit, ai i tundur rrjetën shumë herë.
Me rezultatin momental, francezët janë në vendin e dytë në Grupin E, me gjashtë pikë, pas katër ndeshjeve të zhvilluara.
Kurse, Lazio zbret në vendin e tretë, me dy pikë më pak.
Për Lazion, nga minuta e parë janë duke luajtur Thomas Strakosha dhe Elesid Hysaj. Kurse, Vedat Muriqi mbetet në bankën rezervë./Shqip.com.