Sport Ndërkombëtar

Marseille mposht Tolouse, vazhdon garën për titull

Skuadra e Marseilles ka mposhtur me rezultat 3:2 skuadrën e Tolouse duke vazhduar kështu garën për titull në Ligën Franceze të Futbollit.

Fillimisht Tolouse kaloi në epërsi në minutën e tretë të takimit pas golit të shënuar nga Dallinga.

Me këtë rezultat mbaroi edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë shifrat për 1:1 në minutën e 52-të të takimit i barazoi Mbemba ndërsa për 2:1 u përkujdes Under.

Për rezultatin 3:1 u përkujdes Tavares në minutën e 79-të të takimit ndërsa për 2:3 epërsinë e ngushtoi Onaiwu

Pas fitore Marsille gjendet në pozitën e dytë me 52 pikë, pesë më pak se PSG-ja që gjendet në vendin e parë ndërsa Tolouse gjendet në pozitën e 11-të me 32 pikë të grumbulluara.

/Shqip.com