Sport Ndërkombëtar

Marseille merr kryesimin e Ligue 1

Marseille ka pasur një tjetër paraqitje fantastike, pasi mposhti Angers.

Fitorja 3:0 përball Angers ka bërë që Marseille të marrë kryesimin e Ligue 1, duke lënë Paris Saint Germain në vendin e dytë edhe pse këta të fundit kanë një ndeshje më pakë të zhvilluar.

Jonathan Clauss e zhbllokoi rezultatin, pas 35 minutave lojë.

Suarez ishte ai që ia dha golin e qetësisë, në minutën e 50.

Dilema e fituesit morri fund vetëm 9 minuta më vonë, kur Gerson shënoi për rezultatin përfundimtar 3:0.

Tani Marseille gjendet në vendin e parë, pasi pas nëntë ndeshje nuk ka asnjë humbje me shtatë fitore e dy barazime, derisa Angeres është e 14 me dy fitore, dy barazime e pesë humbje./Shqip.com