Sport Ndërkombëtar

Marseille lëshon fitoren nga duart, barazon përballë Strasbourgit

Skuadra e Marseilles ka lëshuar fitoren nga duart në minutat e fundit të ndeshjes.

Fillmisht Marseille kaloi në epërsi në minutën e 49-të me Mbemban. Për 2:0 u përkujdes Sanchez që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 76-të të takimit.

Kur u mendua se Marseille e siguroi fitoren përball Strasbourgut, në skenë doli Aholou që shënoi në minutat 88-të dhe 89-të për të barazuar rezultatin në 2:2.

Pas barazimit Marseille largohet edhe më shumë nga gara për titull, pasi që gjendet në pozitën e dytë me 10 pikë me pak se PSG.

/Shqip.com