Sport Ndërkombëtar

Marseille eleminohet nga Europaliga

Marseille eleminohet nga Europaliga

Marseille është përshëndetur nga Europaliga.

Skuadra francez pësoi humbje në udhëtim te Galasataray, me rezultat 4-2 dhe tashmë gara ka përfunduar para kohe për ta, shkruan Shqip.com.

Në këtë takim, skuadra turke ishtë dominuese që nga fillimi e deri në fund dhe nuk e vuri për asnjë moment në dyshim epitetin e fituesit.

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Cicaldau, pas vetëm 12 minutave lojë.

Ndërsa, kur po zhvillohej minuta e 30-të, Caleta-Car shënoi, por në portën e gabuar dhe shifrat u ngritën në 2-0.

Për 3-0, realizoi Feghouli, ndërsa epërsinë e ngushtoi Milik.

Por, ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi sulmuesi veteran, Ryan Babel shënoi për 4-1, shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes.

https://twitter.com/tahaoguzgok/status/1463954892842745861?s=20
Goli i shënuar nga Babel

Deri në fund, francezët shënuan edhe një herë me anë të Milik, por kjo ishte e gjitha çka mundën të bëjnë.

Pas kësaj fitore, Galata është lidere e Grupit E, me 11-të pikë të grumbulluara, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, Marseille mbetet në vendin e tretë me katër pike dhe përkundër faktit që ka mbetur edhe një ndeshje pa u zhvilluar, ata nuk kanë gjasa matematikore për tu kualfikuar tutje.

Në ndeshjet tjera u regjistruan këto rezultate:

Lokomotiw Moscow 3-2 Lazio

FC Midtyjlland 3-2 SC Braga

Bayer Leverkusen 3-2 Celtic

Real Betis 2-0 Ferncvaros

Dinamo Zagreb 1-1 Genk

Rapid Wien 0-2 West Ham United /Shqip.com