“Marrëveshja për dokumente nuk nënkupton që Serbia e njeh Kosovën si shtet”
“Marrëveshja për lirinë e lëvizjes”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte temë diskutimi në Qendrën Mediale në Çagllavicë.
Momcilo Trajkoviq, kryetar i Forumit kombëtar serb, thotë se tensionet në veri të Kosovës duhet të relaksohen, pasi sipas tij nëse vazhdojnë njëjtë atëherë mund të “lëkunden themelet e vendit”.
“Marrëdhëniet në tension të cilat në një moment mund të lëkundin themelet, qendrueshmërinë e njerëzve këtu, te gjithë kanë pritur qe do të ndodh diçka qe do të lënkundte këto marrëdhënie por siç kemi parë, kjo pika e ndezur, akoma po ekziston por vetëm është duke u larguar por mund të ndodh për shkak të tabelave të regjistrimit të ndizet prapë”, u shpreh ai.
Pranimi i dokumenteve të Kosovës nga Serbia, Trajkovic thotë se nuk nënkupton edhe njohje të pavarësisë së Kosovës.
“Pranimi i dokumenteve nga Serbia nuk do të thotë se e ka pranuar Kosovën si shtet. Nga aspekti politik i Serbisë dhe strategjisë që ekziston është një gurthemel i rëndësishëm për pavarësinë e Serbisë. Ky nuk është pranim i pavarësisë së Kosovës por gurthemel i fortë për forcimin e pavarësisë së Serbisë”, u shpreh ai.
E nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Trajkovic kërkon kompromis megjithatë shprehet skeptik për këtë.
“Nuk e di sa është i gatshëm Kurti për kompromis. Ai do ta kuptojë që nga ai pritet që duhet të bëjë kompromis në lidhje me tabelat”, u shpreh ai.
Ndërsa, Shpetim Gashi tha se angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i domosdoshëm.
“Angazhimi ndërkombëtar është çelësi për zgjidhjen e problemeve. Kur them angazhimi ndërkombëtar e kam fjalën për SHBA-të”, u shpreh ai.
Milija Bisevaq nga Iniciativa Qytetare “Zubin Potoku”, tha se nuk e përkrah Listën Serbe dhe se ndihet i rrezikuar.
“Si nismë civile nuk e mbështesim Listën Serbe sepse thjeshtë nuk ekziston dialogu. Vuçiq ka thënë se nuk pret ndonjë marrëveshje këtë e ka vërtetuar edhe Lajçak. Kjo ka qënë diçka që ne gjithmonë e kemi pritur. Serbia i ka përmbushur të gjitha marrëveshjet. Në pyetjen time se ku po na çon dialogu thanë se Lista Serbe do ta lëshoj qeverinë nëse nuk ka asociacion”, u shpreh ai.
“Lista Serbe po i konfirmon në mënyrë të heshtur Beogradin dhe janë duke i mbështet se çka po ndodh atje lartë në Beograd”, përfundoi Bisevaq.
Ndërsa, gazetari Zekirja Shabani u shpreh se qytetarët serbë, primar e kanë punësimin.
“Kemi pa qytetarë që veç i kanë kthy tabletat në RKS. Kemi pa qytetarë qe janë në hall për një vend pune. Kemi pa që shumë pak qytetarë serbë guxojnë të flasin për politikë”, u shpreh ai.
Në këtë debat, sipas organizatorëve ka qenë i ftuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, por që i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës./Shqip.com