Lajme Ballkan

Marrëveshja me kishën serbe, Abazoviqit i del kundër partia e Gjukanoviqit

Dritan Abazoviq

Partia e Gjukanoviqit pritet të mos e mbështesë Dritan Abazoviçin në lidhje me marrëveshjen për kishën serbe.

DPS e Malit të Zi do të refuzojë mbështetjen për qeverinë e kryeministrit Dritan Abazoviq, është vendosur në seancën e sotme të Kryesisë së asaj partie. Kjo u bë e ditur zyrtarisht pas seancës, raporton medium rtcg.

Zyrtari i DPS-së, Jevto Erakoviq, tha se Qeveria nuk ka më mbështetjen e Partisë Demokratike të Socialistëve.

“Qeveria e Dritan Abazovicit nuk e ka më mbështetjen tonë sepse për DPS-në prioritet është, ishte dhe mbetet axhenda evropiane. Ne e mbështetëm qeverinë pa kalkulime, duke besuar se BE-ja është qëllimi ynë i përbashkët. Tani që, për fat të keq, është e qartë se nuk është kështu, përsëri pa kalkulime vazhdojmë të luftojmë për të njëjtin qëllim”, ka shkruar Erakoviq në Twitter.

Të premten, qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviq miratoi Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Nga 18 ministra të pranishëm, 13 prej tyre votuan pro ndëra 5 abstenuan./Shqip.com