Lajme

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet pritet të ratifikohet shpejt në Kuvend

Foto nga takimi

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet pritet të ratifikohet shpejt në Kuvend, kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu pas takimit me zëvendës sekretaren daneze Anne-Mette Lyhne Jensen.

“Zëvendësministri, Blerim Sallahu ka pritur delegacionin danez të kryesuar nga zëvendës sekretarja permanente, Anne-Mette Lyhne Jensen.Në këtë takim zv. Ministri Sallahu njoftoi delegacionin danez se marëveshjet e nënshkruara shumë shpejt do të dërgohen për ratifikim në institucionet përkatëse.Znj. Jensen ka shprehur mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin e deritanishëm mes vendeve tona si dhe entuziasmin për fillimin e implementimit të Marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndryshe Kosova në prill të vitit të kaluar ka arritur një marrëveshje me Danimarkën për sjelljen e 300 të burgosurve në një burg të Gjilanit.

Marrëveshja ka një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh dhe Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro.

Pas vuajtjes së dënimit, të burgosurit do të dëbohen nga Kosova.

/Shqip.com