Lajme

Marrëveshja KEK- GE, Kurti: Do të modernizohet termocentrali dhe të rriten kapacitetet

KEK-u
KEK-u

Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me General Electric për të bërë modernizimin e turbinave me avull të termocentralit Kosova B.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti i cili ka thënë që më nuk do të ketë nevojë për riparime të shpeshta dhe për më tepër do të ketë rritje të kapaciteteve të këtij temrocentrali.

“Kemi ardhur këtu për ta shtruar rrugën legjislative dhe atë strategjike për sektorin e energjisë. Nënshkrimi i sotëm shënon një ngjarje të rëndësishme për një ndër shtyllat kryesore të energjisë në Kosovë – KEK-un”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, njësitë e termocentralit për mbi 60 vjet janë shfrytëzuar përtej limiteve të tyre.

“Edhe KEK-u shpesh na ka thënë se ato rrezikojnë që të mos funksionojnë më. Kosova B si termocentrali më i ri e ka bartur më së shumti ketë barrë. Ceremonia e sotme është njëri prej hapave më të rëndësishëm për t’ia hequr këtë barrë dhe që ta rrisim sigurinë tonë të furnizimit e stabilitetit të sektorit të energjisë”, ka theksuar Kurti.

Kapaciteti i njësive të termocentralit Kosova B do të rriten në 17 megavatë, krahas 14 sa kishte qenë më parë.

/Shqip.com