Ekonomi

Marrëveshja financiare mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore, GAP vlerëson se marrja e kredisë është e dëmshme

Ilustrim

Instituti GAP ka publikuar raportin “Reformimi i Skemës së Ndihmës Sociale” ku janë analizuar problemet aktuale me Skemën e Ndihmës Sociale nga Ministria e Financave, Punës dhe Transferëve në Kosovë.

Veç kësaj Instituti GAP ka analizuar edhe marrëveshjen financiare në mes të Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore si ndikimin financiar.

Kjo marrëveshje parasheh marrje të kredisë nga Banka Botërore prej 47 milionë euro për 30 vjet.

Ndërsa deri në vitin 2051 Qeveria e Kosovës do të detyrohet t’i kthej 55.8 milionë euro BB-së.

Instituti GAP konsideron se marrja e kësaj kredie është e panevojshme dhe mund të ndikoj keq në të ardhmen.

“Instituti GAP vlerëson se marrja e 47 milionë eurove kredi për të paguar një pjesë të transferove për familjet që janë pjesë e Skemës është e panevojshme financiarisht dhe mund të shërbejë si precedent jo i mirë edhe në të ardhmen”.

Instituti GAP rekomandon që ajo kredi të merret për asistencë teknike dhe jo për transfere sociale.

“Andaj, Instituti GAP rekomandon që Qeveria të heq dorë nga insistimi për të ratifikuar marrëveshjen e kredisë me BB, ose ta ndryshojë atë duke marr kredi dhe ekspertizë vetëm për asistencë teknike që lidhet direkt me reformën dhe jo transfere sociale”, thuhet në njoftim.

Tutje, Instituti GAP mendon se në të kundërtën kjo mund të shndërrohet në praktikë të dëmshme./Shqip.com